Aksident tragjik në Shqipëri, humb jetën një kosovar, lëndohet vëllai i tij

Një aksident i rëndë është regjistruar në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, ndërsa vëllai i tij 38-vjeçar ka mbetur i lënduar.

Ngjarja ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, ku një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi kosovar A. Q., 46 vjeç (drejtuesi i mjetit), ndërsa vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /ballkanweb