Halloween në BBVK, festa në duart e të nominuarve: Kë do ta zgjedhin ata? [video]

Atmosfera e Halloween-it do të mbizotërojë sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, por duket se festa nuk do të jetë për të gjithë banorët.

Këtë herë, vendimin se kush do të jetë pjesë e festës do ta kenë në dorë tre banorët e nominuar: Anjeza, Dioni dhe Zoja.

Secili prej tyre do të ketë mundësinë të zgjedhë nga një vajzë dhe një djalë, të cilëve do t'ua dorëzojë personalisht ftesat për festën e Halloween-it.

Ndërsa të përzgjedhurit do të shijojnë festën, banorët që nuk do të marrin ftesë do të mbeten jashtë saj.

Por cilët do të jenë fatlumët që do të marrin ftesën nga Anjeza, Dioni dhe Zoja?

Për më shumë ndiqni videon: