Qindra miliona euro në rrezik, kriza e Mbappes me Kinën mund të godasë rëndë Real Madridin

Një deklaratë e Kylian Mbappes për ish-udhëheqësin kinez Mao Ce Dun ka shkaktuar një krizë të madhe komerciale, duke rrezikuar qindra miliona euro për Real Madridin dhe La Ligën.

Gjithçka nisi pasi sulmuesi francez komentoi një fotografi satirike ku fytyra e tij ishte vendosur mbi portretin e Mao Ce Dunit.

Reagimi në Kinë ishte i ashpër, ndërsa Mbappe, La Liga dhe më pas edhe Real Madridi kërkuan falje publike.

Pasojat kanë qenë konkrete: tri kompani kineze kanë ndërprerë bashkëpunimin me futbollistin, ndërsa televizioni shtetëror kinez ka pezulluar transmetimin e ndeshjeve të La Ligës.

Në lojë janë edhe të drejtat televizive, marrëveshjet e sponsorizimit dhe shitja e fanellave të Real Madridit.

Sipas vlerësimeve të tregut, marrëveshjet televizive të La Ligës në Kinë mund të arrijnë deri në 400 milionë euro deri në vitin 2030. /Zëri