Profesori amerikan Ben-Meir për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që luftoi kaq fort për lirinë
Profesori amerikan Ben-Meir për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që luftoi kaq fort për lirinë
Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir ka rikujtuar sakrificat e popullit të Kosovës gjatë luftës për liri, duke theksuar se është e turpshme që, edhe pas gjithë atyre vuajtjeve, gratë vazhdojnë të vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa institucionet që duhet t’i mbrojnë dështojnë vazhdimisht.