Policia sekuestron një armë zjarri në shtëpinë e 57-vjeçarit në Ferizaj

Policia në Ferizaj, ka sekuestruar një armë zjarri dhe nëntë fishekë gjatë një hetimi të zhvilluar në rrugën “Fehmi Agani” në Ferizaj.

Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, në Ferizaj, raporton Zeri.info.

“Gjatë veprimeve hetimore, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar posedonte armë zjarri, policia ka realizuar dy kontrolle në pronat e të dyshuarit XH.B.,57 vjeç, ku në njërën prej tyre janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe nëntë fishekë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu bëhet e ditir se, me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i cili po trajtohet në procedurë të rregullt. /Zëri