Man Utd interesohet për Fermín Lópezin, Barcelona ia cakton çmimin

Manchester United ka shfaqur interesim për mesfushorin e Barcelonës, Fermín López.

Klubi anglez e sheh 23-vjeçarin si një përforcim të mundshëm për repartin ofensiv të mesfushës, në kuadër të planeve për sezonet e ardhshme.

Sipas raportimeve, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë të bindet për shitjen e futbollistit, i cili ka kontratë deri në vitin 2031.

Për shërbimet e tij raportohet se kërkohen rreth 100 milionë euro. /Zëri