Egjipti ndërhyn për ta zgjidhur krizën mes Salahut dhe trajnerit të Kombëtares

Federata Egjiptiane e Futbollit ka ndërmarrë hapa për të zgjidhur tensionet mes Mohamed Salahut dhe përzgjedhësit Hossam Hassan.

Sipas raportimeve, drejtuesit e federatës po shqyrtojnë mundësinë e dërgimit të një delegacioni të posaçëm në Trabzon për të zhvilluar bisedime me yllin egjiptian.

Përplasjet dyshohet se lidhen me vendimet e trajnerit në ndeshjet e fundit të kombëtares, veçanërisht zëvendësimin e Salahut ndaj Angolës.

Në këtë proces është përfshirë edhe presidenti i federatës, Hani Abu Rida, i cili synon rikthimin e qetësisë në përfaqësuese. /Zëri