Messi i befason të gjithë, i vetmi që votoi për talentin e Leverkusenit

Lionel Messi ishte i vetmi nga votuesit që e përfshiu Ibrahim Mazën në tre emrat e tij të preferuar për trofeun Kopa, që i ndahet futbollistit më të mirë nën moshën 21-vjeçare.

Kapiteni i Argjentinës e renditi talentin e Bayer Leverkusenit në vendin e tretë, pas Lamine Yamalit dhe Pau Cubarsit.

Kështu, Maza e mori vetëm një votë dhe përfundoi në pozitën e nëntë në klasifikimin përfundimtar.

Futbollisti 20-vjeçar është bërë lojtari i parë algjerian që përfshihet në listën e dhjetë kandidatëve për këtë çmim. /Zëri