Kriza politike dhe ngecja në rrugën drejt BE-së: Çka thotë draft-raporti për Kosovën?
Të mërkurën e javës së ardhshme, Komisionerja e zgjerimit, Marta Kos, do të paraqes Paketën më të Re të Komisionit Evropian, që vlerëson në detaje përparimin e vendeve kandidate për të hyrë në BE, dhe atyre që janë kandidate potenciale siç është Kosova.
Për vendin tonë, Drafti thotë se ndër arsyet kryesore për ngecje është kriza e stërgjatur politike, mungesa e Kuvendit funksional, që thuhet se ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor e prokurori, raporton Klan Kosova.
Komisioni Evropian, premierë në Raportin e Zgjerimit, për Kosovën, e përfshin përshtatjen e saj të plotë me Politikën e Jashtme të BE-së, të cilën gjë Brukseli e përshëndet.
Edhe Procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, është pjesë me rëndësi sikur çdo vit në Dokumentin që paraqitet të mërkurën.
Normalizimi i raporteve kosovaro-serbe, thuhet se nuk është kusht vetëm në rrugën evropiane për të dyja vendet: por është kyç për sigurinë, stabilitetin, zhvillimin ekonomik për të dyja shoqëritë por edhe rajonin./klankosova