Moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të mbajë mot i vranët, me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C, ndërsa maksimalet nga 7°C deri në 11°C.

“Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi 1–4 m/s”, thuhet në njoftim. /Zëri