Shkëndija gati për sfidën në Shtip, të dielën përballë Bregallnicës
Shkëndija e Tetovës i ka përmbyllur përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, ku të dielën do të përballet me Bregallnicën në transfertë.
Kuqezinjtë udhëtojnë drejt Shtipit me synimin për të zhvilluar një paraqitje të mirë dhe për të marrë rezultat pozitiv në këtë përballje të javës së kampionatit.
Ndeshja Bregallnica – Shkëndija zhvillohet të dielën, më 1 nëntor, duke filluar nga ora 14:30, në Shtip. /Zëri