Votimet më të çuditshme në historinë e Topit të Artë, a po e humb çmimi seriozitetin?
Zbulimi i votave të 100 gazetarëve për Topin e Artë 2026 ka nxitur polemika të shumta, pasi disa prej tyre kanë bërë zgjedhje që kanë befasuar opinionin sportiv.
Harry Kane e fitoi çmimin me 1.055 pikë, vetëm 28 më shumë se Kylian Mbappe, ndërsa Lamine Yamal përfundoi i treti me 881 pikë.
Gazetari grek e vendosi Khvicha Kvaratskhelian në vendin e parë, ndërsa Kane vetëm të shtatin. Në dhjetëshen e tij nuk përfshiu fare Mbappen, Yamalit dhe Ousmane Dembelen.
Ndërkohë, votuesi ukrainas zgjodhi Fabian Ruizin si fitues, ndërsa Mbappen e la jashtë listës.
Edhe votimi nga Curaçao solli befasi, pasi gazetari i këtij vendi ishte i vetmi që e vendosi Michael Olisen në pozitën e parë. /Zëri