Përfaqësuesi i Arabisë Saudite befason me votat për Topin e Artë

Gazeta franceze “L'Équipe” i ka zbuluar katër prej votuesve të Topit të Artë 2026, të cilët kishin e parashikuar më saktë renditjen përfundimtare të çmimit.

Në mesin e tyre ishte edhe Khaled Al-Arafa, përfaqësuesi i Arabisë Saudite nga platforma “Thmanyah”.

Në këtë listë ishin gjithashtu kanadezi Neil Davidson, uellsiani Paul Abbandonato dhe francezi Vincent Garcia, kryeredaktor i “France Football”.

Asnjëri prej tyre nuk e kishte parashikuar saktësisht renditjen përfundimtare, ndërsa Garcia e kishte vendosur Kylian Mbappen në vendin e parë. /Zëri