Elijona thyen heshtjen, flet për herë të parë për ndarjen nga Klodi: Nuk jap shpresa aty ku nuk ka
Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, ka folur më gjerësisht për ndarjen nga Klodi, gjatë një interviste në rubrikën “25 pyetje” të “Prive By LS”.
E pyetur për raportin që tashmë i përket së kaluarës, Elijona u shpreh se ka disa gjëra të cilat preferon t’i mbajë private, për shkak të respektit ndaj asaj që ka ndarë me ish-partnerin e saj.
Disa gjëra, për shkak të respektit ndaj asaj që ka qenë, nuk kanë vend publik. Unë jam natyrë e sinqertë dhe nuk më pëlqen të jap shpresa aty ku nuk ka shpresa. Është një gjë e ditur nga të dyja palët”, deklaroi ajo.
Gjatë intervistës, Elijona u pyet edhe për fotografitë e përbashkëta me Klodin, të cilat ende vazhdojnë të jenë të publikuara në rrjetet sociale. Për këtë pjesë, ajo u shpreh se mendon se ka ardhur koha që edhe ato t’i takojnë së kaluarës.
Ndërkaq, kur u pyet nëse do t’i jepte një mundësi të dytë një lidhjeje që ka përfunduar, ajo bëri dallimin mes raporteve shoqërore dhe atyre romantike.Elijona theksoi se në miqësi beson se gabimet mund të përmirësohen, pasi të gjithë mund të gabojnë. Sa u përket mundësive të dyta, megjithatë, përgjigjja e saj ishte e qartë: një shans i dytë, por jo i tretë.
Kujtojmë se në fund të muajit shtator, Elijona e konfirmoi për herë të parë ndarjen nga Klodi përmes një postimi në rrjetet sociale. Këtë herë, ajo ka dhënë më shumë detaje rreth qëndrimit të saj për këtë kapitull të mbyllur, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron t’i bëjë publike të gjitha arsyet e ndarjes.