Protesta në Pejë për Arlinda Zekajn, njëri prej pjesëmarrësve u sulmua, Policia arrestoi dy persona
Një person është sulmuar fizikisht sot në Pejë në protestën ku po kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Për këtë rast një person është arrestuar dhe një tjetër është shoqëruar në stacionin policor.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot, gjatë protestës së mbajtur në qytetin e Pejës, është raportuar se një protestues është sulmuar fizikisht nga një qytetar. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar një person të dyshuar, ndërsa pas veprimeve policore është shoqëruar në stacion policor edhe një person tjetër i dyshuar për përfshirje në këtë rast”.
Rugova tha se pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dy personat e dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
“Rasti është iniciuar dhe cilësohet si 'Sulm'”.