Fundjava me shi në Kosovë, reshje më intensive priten të dielën
Gjatë fundjavës, në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa reshjet më intensive pritet të jenë të dielën, më 1 nëntor.
Sipas parashikimit meteorologjik të IHMK-së, të shtunën, më 31 tetor, moti do të jetë i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra në sekondë.
Ndërkaq, të dielën pritet të vazhdojë moti i vranët dhe me reshje shiu, të cilat parashihen të jenë më intensive.
Temperaturat minimale do të mbeten nga 3 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 7 deri në 10 gradë Celsius.