Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të vrasjes së grave si çështje urgjente kombëtare.

Ndërkaq, sot protestë është mbajtur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, ku protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj institucioneve për mënyrën e trajtimit të rasteve të dhunës ndaj grave.

Protestat po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”. /eo