ZMNV-ja trajton 84 raste brenda një jave, 69 prej tyre për dhunë në familje

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave (ZMNV) njofton se ka trajtuar 84 raste gjatë periudhës 23 deri më 30 tetor 2026 në nivel të Kosovës.

Sipas të dhënave të kësaj zyre, 69 raste kanë të bëjnë me dhunën në familje, ndërsa rastet e tjera përfshijnë dhunë seksuale, sulme, kanosje, ngacmim dhe vepra të tjera penale.

Gjatë kësaj periudhe janë mbajtur 55 seanca gjyqësore dhe 15 seanca në prokurori, ndërsa janë ofruar edhe 43 këshilla juridike.

ZMNV-ja ka bërë të ditur se janë paraqitur 13 kërkesa për urdhër mbrojtës, prej të cilave tri janë miratuar, një është refuzuar nga gjykata, ndërsa të tjerat janë në proces.

Gjithashtu, janë miratuar dy kërkesa për kompensim të dëmit, ndërsa një tjetër mbetet në proces.