Armë ilegale dorëzohen pas hetimeve për të shtëna gjatë një ahengu në Malishevë
Policia ka konfiskuar dy armë ilegale në Malishevë, pas raportimit për të shtëna me armë zjarri gjatë një ahengu.
Sipas Policisë, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë ilegale dhe i ka dorëzuar vullnetarisht një pistoletë dhe një pushkë automatike, të dyja me karikatorë.
“Gjatë veprimeve hetimore, i dyshuari ka pranuar se posedonte armë ilegale dhe i ka dorëzuar ato vullnetarisht:
– 1 pistoletë me karikator;
– 1 pushkë automatike me karikator”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve në koordinim me Prokurorin e Shtetit.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin armë zjarri gjatë ahengjeve, pasi një veprim i tillë rrezikon jetën dhe sigurinë e të tjerëve.
Policia e Kosovës vazhdimisht apelon që të shtënat me armë zjarri gjatë ahengjeve të shmangen, për shkak të rrezikut që paraqesin për qytetarët.