Zbulimi i bujshëm: Messi iu ofrua Real Madridit në vitin 2001
Lionel Messi ka qenë shumë pranë një mundësie të papritur në karrierën e tij: transferimit te Real Madrid.
Këtë e ka zbuluar Miguel Angel Portugal, ish-lojtar, trajner dhe drejtues i klubit madrilen.
Ai tregoi se në vitin 2001, kur Messi ende nuk kishte kontratë profesionale me Barcelonën dhe rinovimi i tij nuk ishte përfunduar, një person i afërt me argjentinasin ia kishte ofruar lojtarin Realit.
Megjithatë, Madridi nuk deshi të prishte marrëdhëniet me Barcelonën.
“Kishte një afrim, por për respekt mendoj se nuk do të realizohej”, deklaroi Portugali. /Zëri