Barcelona e aktivizon operacionin “qendra e mbrojtjes”
Barcelona ka vendosur të përforcojë qendrën e mbrojtjes në afatin kalimtar të janarit, pas humbjeve ndaj PSG-së dhe Real Madridit, të cilat nxorën në pah problemet në repartin defensiv.
Në listën e drejtuesve katalunas janë katër emra: Josko Gvardiol i Manchester Cityt, Alessandro Bastoni i Interit, Lisandro Martínez i Manchester Unitedit dhe Natan i Betisit.
Gvardioli është objektivi i ëndrrave, ndërsa Bastoni konsiderohet shumë i vështirë për t’u transferuar.
Më të realizueshme duken alternativat, Lisandro Martinez dhe Natan.
Argjentinasi është në vitin e fundit të kontratës me Unitedin, kurse braziliani i Betisit vlerësohet rreth 30 milionë euro, plus bonuset. /Zëri