“Çfarë mund të bëja?”, Moratti flet për largimin e Mourinhos nga Interi te Real Madrid
Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka rikthyer në kujtesë largimin e Jose Mourinhos nga Milano drejt Real Madridit, pas sezonit historik 2009/10.
Moratti pranoi se nuk kishte mundësi ta ndalte portugezin, pasi ai dëshironte të provonte një aventurë të re në Madrid.
Megjithatë, ish-presidenti italian ruan respekt të madh për të dhe e konsideron trajnerin më të mirë që ka drejtuar Interin gjatë kohës së tij.
“Mourinho është i njëjti, me të njëjtën dëshirë për fitore. Ajo që bëri në dy vjet tek Interi ishte maksimumi”, u shpreh Moratti. /Zëri