Ronaldo i afrohet 1.000 golëshit, pasi realizoi hat-trick për vetëm 15 minuta
Cristiano Ronaldo vazhdon garën drejt shifrës magjike prej 1.000 golash në karrierën profesionale.
Sulmuesi portugez realizoi hat-trick në fitoren 5-3 të Al-Nassrit ndaj Al-Kholoodit, duke e çuar në 985 numrin e golave të shënuar në karrierën e tij.
Ronaldo shënoi tri herë brenda vetëm 15 minutave, nga minuta e 66-të deri në të 81-tën. Në dy golat e parë asistoi Joao Felix, ndërsa të tretin e realizoi pas një pasimi të Sadio Manes.
Ky ishte hat-tricku i 57-të në karrierën e portugezit, i cili tashmë ka nevojë për vetëm 15 gola për të arritur objektivin historik prej 1.000 realizimeve. /Zëri