Elijona përmend rastin e Arlinda Zekajt: Nuk është esenca me e ruajt vajzën, por me eduku djalin

Elijona mbrëmë është futur si e ftuar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku ka qëndruar për një kohë të shkurtër, përpara se të largohej nga shtëpia, duke u përshëndetur me tre banorët e rinj, të cilët kanë hyrë një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit.

Gjatë qëndrimit të saj, ajo ka folur për eksperiencën në edicionin e kaluar, duke theksuar rëndësinë e njohjes së gjuhës televizive.

Elijona potencoi se ndoshta ajo që duhej të kishin bërë ata më mirë ishte të diskutonin për tema aktuale siç përmendi po ashtu edhe rastin e Arlinda Zekajt, vdekja e së cilës ka prekur të gjithë vendin.

Duke folur për këtë çështje, Elijona dha edhe një mesazh të drejtpërdrejtë për edukimin dhe përgjegjësinë shoqërore, duke theksuar se parandalimi i dhunës nuk duhet të shihet vetëm si përgjegjësi e vajzave dhe grave, por edhe si nevojë për edukimin e djemve dhe burrave.

“Nuk është gjithmonë esenca me e rujt vajzën, por nashta edhe me eduku djalin”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, rasti në fjalë ka nxitur protesta në Prishtinë, ku qytetarë të shumtë kanë protestuar për dy ditë radhazi, ndërsa një tjetër protestë është paralajmëruar edhe për mëngjesin e sotëm, në shenjë pakënaqësie dhe kërkese për drejtësi për viktimat e dhunës ndaj grave.

Mesazhi i Elijonës riktheu në vëmendje rëndësinë e trajtimit të temave me karakter shoqëror edhe në platformat televizive me audiencë të madhe.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)