Flick ia bën “reset” Barcelonës, synon të rikthejë besimin dhe freskinë

Hansi Flick ka nisur punën për ta rikthyer Barcelonën në nivelin e mëparshëm, pas një jave shumë të vështirë me humbjet ndaj PSG-së dhe Real Madridit.

Skuadra katalanase kishte regjistruar nëntë fitore radhazi, por dy disfatat kanë ngritur pikëpyetje për formën dhe ekuilibrin e ekipit.

Trajneri gjerman u dha dy ditë pushim futbollistëve, ndërsa tani kërkon të rikthejë freskinë fizike dhe përqendrimin.

Flick beson se lodhja, por edhe problemet në mesfushë dhe rastet e shumta të lejuara kundërshtarëve, kanë ndikuar në rezultatet e fundit.

Prova e parë për reagim është ndeshja ndaj Alavesit, përpara një kalendari të ngarkuar me Aston Villan, Atletico Madridin dhe Manchester Cityn.

Rikthimi i Frenkie de Jongut dhe aktivizimi më i shpeshtë i Baldes, Gavit e Bernalit mund t'i japin skuadrës energjinë e nevojshme. /Zëri