Gruaja nga Peja ngacmohet dhe kanoset nga ish-burri i saj
Është raportuar se një femër është ngacmuar dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj në Pejë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 11:30, në Pejë, raporton Zeri.info.
“Pejë, 29.10.2026 - 11:30. Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar dhe kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri