Një grua sulmohet seksualisht nga një i panjohur në veri
Një grua ka raportuar në Polici se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur në Mitrovicën e Veriut.
Sipas njoftimit të PK-së, rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në orën 15:32, në veri, raporton Zeri.info.
“Mitrovicë veri, 29.10.2026 - 15:32. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri