Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicën e Jugut, trupi dërgohet për obduksion
Një person mashkull, shtetas i Kosovës, është gjetur i alivanosur në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicën e Jugut.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme në orën 09:42, raporton Zeri.info.
“Rr. ‘Agim Ramadani’, Mitrovicë e Jugut, 29.10.2026 - 09:42. Raportohet se në rrugë është gjetur i alivanosur viktima mashkull kosovar. I njëjti është transportuar në Spitalin Rajonal, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri