Gërvalla: Arlinda Zekaj s’u vra pa paralajmërim, institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar konferencë për shtyp se institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun ndaj jetës së Arlinda Zekajt, para se ajo të vritej, më 25 tetor.

Në konferencë, Gërvalla theksoi se dokumentacioni i shqyrtuar deri tani nxjerrë mangësi serioze vonesa dhe mosveprime institucionale.

“Më 26 tetor, pra një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti kërkoi nga dy ministritë tona, pra ministria e punëve të brendshme dhe ministria e drejtësisë që brenda kompetencave tona dhe brenda 72-orëve të paraqesim raport të detajuar lidhur me atë çka dijnë institucionet lidhur me këtë rast tragjik. Dje me 29 tetor kryeministrit i është dorëzuar raporti i hartuar nga zyra e koordinatores kombëtare për mbrojtjen nga dhuna në familje, ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore. Raporti mbetet ne dokumentacionin e siguruar nga institucionet përgjegjëse dhe analizon veprimet dhe mos veprimet e tyre nga raportimi i parë i Arlinda Zekajt më 10 korrik dhe deri te vrasja e saj më 25 tetor. Raporti është pjesërisht i plotë sepse zyra e koordinatores nuk ka marrë përgjigje të detajuar nga të gjitha institucionet përgjegjëse, prej disa prej tyre madje nuk kemi marrë asnjë përgjigje deri tash, për disa çështje presim dokumentacion shtesë dhe sqarime shtesë, megjithatë dokumentacioni i shqyrtuar deri tani nxjerrë mangësi serioze vonesa dhe mosveprime institucionale. Konstatimi më shqetësues është se Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim, institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura dhe serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka thënë Gërvalla në konferencë për shtyp. /Zëri