Dita e tretë e protestës për vrasjen e Arlindës, protestueset i afrohen derës së Qeverisë me thirrjet “Dilni jashtë”
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist për të tretën ditë radhazi po zhvillon protestë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.
Protesta është duke u mbajtur para objektit të Qeverisë, pikërisht në kohën kur ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pritet të mbajnë konferencë për media.
Protestueset janë afruar pranë hyrjes së Qeverisë, duke brohoritur “Dilni jashtë!” dhe duke kërkuar përgjegjësi për vrasjen e Arlindës.
Për dy ditë radhazi protestuesit kanë kërkuar dorëheqje të Gërvallës dhe Sveçlës, ndërsa ditën e djeshme kërkesat e tyre ishin që të ketë edhe burgosje.