Vazhdon asfaltimi në Lotin 4 të aksit Dollc – Zahaq, në rrugën N9

Punimet e asfaltimit po vazhdojnë me ritëm të shtuar në Lotin 4 të aksit rrugor Dollc – Zahaq, në rrugën N9.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, pak më shumë se tri javë më parë në këtë lot ishte asfaltuar një pjesë e segmentit, ndërsa tashmë ka nisur asfaltimi edhe në pjesën e mbetur.

“Pak më shumë se tri javë më parë, në këtë lot u asfaltua një pjesë e segmentit, ndërsa tani po vazhdon asfaltimi edhe në pjesën e mbetur.

Puna po vazhdon çdo ditë, ndërsa ne si ministri po angazhohemi t’i ndihmojmë kontraktorët në tejkalimin e pengesave, që këto projekte të përfundojnë sa më shpejt dhe të lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin për qytetarët.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.