Demir Xhemalija e zgjedh Kosovën pas paraqitjeve me grupmoshat e Zvicrës

Mesfushori i FC Luzernit, Demir Xhemalija, ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën, pas paraqitjeve me grupmoshat e Zvicrës, raporton RTK.

Sipas këtij mediumi, futbollisti i ri ka zhvilluar bisedime me përzgjedhësin e Kosovës U21, Hekuran Kryeziu, dhe ka dhënë përgjigje pozitive për t’iu bashkuar Dardanëve.

Xhemalija pritet të jetë një alternativë shtesë për mesfushën e përfaqësueses U21 të Kosovës.