Luis Enrique e do ribashkimin me Gavin, PSG-ja e përgatit goditjen ndaj Barcelonës

Luis Enrique dëshiron ta transferojë Gavi te Paris Saint-Germain dhe po shtyn drejtuesit e klubit francez që të bëjnë lëvizjen për mesfushorin e Barcelonës.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, PSG-ja po shqyrton mundësinë e një oferte prej rreth 40 milionë eurosh për 22-vjeçarin, të cilin trajneri spanjoll e njeh mirë që nga koha kur e aktivizoi në kombëtaren e Spanjës në moshën 17-vjeçare.

Gavi ka pasur vështirësi të gjejë vazhdimësi pas problemeve me lëndimet, ndërsa konkurrenca e fortë në mesfushën e Barcelonës mund të ndikojë në të ardhmen e tij.

Luis Enrique beson se mesfushori do të përshtatej me stilin e lojës së PSG-së.

Megjithatë, deri tani nuk është konfirmuar ndonjë ofertë zyrtare dhe mbetet të shihet nëse Barcelona do të ishte e gatshme të ndahej me një nga talentet e saj. /Zëri