"Një familje, një zemër, një ngjyrë kuqezi!", Shkëndija e publikon fotografinë zyrtare të skuadrës për sezonin 2026/27!

Shkëndija e Tetovës ka publikuar fotografinë zyrtare të skuadrës për sezonin 2026/27, duke e bashkuar në një imazh futbollistët dhe stafin që përfaqësojnë krenarinë kuqezi.

Me synime të qarta dhe ambicie për të vazhduar rrugëtimin drejt sukseseve të reja, kuqezinjtë nga Tetova synojnë të bëjnë krenarë tifozët e tyre, të cilët qëndrojnë gjithmonë pranë skuadrës.

"Një fanellë, një qytet, një dashuri që nuk shuhet kurrë! Forca Shkëndija!", shkroi klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut. /Zëri