Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja e tij
Një ditë pas transferimit nga burgu i Durrësit te ai i Fierit, Erion Veliaj ka nisur “grevën” brenda qelisë.
Top Channel raporton se kryebashkiaku i Tiranës ka refuzuar ushqimin brenda burgut, me refuzimin prej tij që vjen në një formë proteste për transferimin e padokumentuar nga burgu i Durrësit në të Fierit.
Ndërkohë, në mëngjes, Veliaj u vizitua nga nëna e tij, e cila mbante me vete një çantë të mbushur me ushqime.
Ndërsa pak orë më vonë, erdhi dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila ishte së bashku me foshnjën.