Se a do të japë dorëheqje pas rastit të Arlindës, kështu përgjigjet Gërvalla

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk i është përgjigjur pyetjes nëse do të japë dorëheqje nga posti, pas rastit të Arlinda Zekajt.

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, në hollin e këtij institucioni Gërvalla deklaroi se në orën 18:00 do të publikojë një raport lidhur me rastin që ka tronditur vendin.

Megjithatë, ajo nuk dha përgjigje nëse do të largohet nga posti i ministres së Drejtësisë.

Ndërkohë, në sheshet e Prishtinës dhe në disa qytete të tjera të Kosovës po mbahen protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e ministres Gërvalla.