Rasti i Arlindës Zekajt, ministrja Gërvalla shprehet e gatshme të japë përgjigje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, është shprehur e gatshme të japë përgjigjet e kërkuara dhe të kontribuojë në zbardhjen e plotë të të gjitha fakteve lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Në seancën e sotme të Kuvendit, ajo tha: “Dua që asnjë deputet të mos ketë dilema, jo vetëm për gatishmërinë time, por edhe për faktin se unë, së bashku me institucionin që drejtoj, do të jem plotësisht në dispozicionin tuaj për të dhënë përgjigjet e kërkuara dhe për të ndihmuar në zbardhjen e të gjitha fakteve që posedojmë”.