Arrestohen dy persona të dyshuar për krime lufte në rastin e masakrës së Padalishtës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona të dyshuar për krime lufte. Sipas njoftimit, ata dyshohet se janë të përfshirë në rastin e njohur “Masakra e Padalishtes” në komunën e Istogut, e ndodhur më 26 mars 1999.

“Në koordinim me prokurorin përgjegjës për rastin, hetuesit e Sektorit për Krime Lufte kanë ndërmarrë edhe veprime operative, në përputhje me autorizimet përkatëse, duke angazhuar njësi në terren dhe si rezultat i këtyre veprimeve, sot, më 29.10.2026 janë lokalizuar dhe arrestuar dy të dyshuar, Z.B. dhe G.B. në fshatin Osojan dhe Cerkolez të komunës së Istogut.

Të gjitha veprimet e mëtejshme lidhur me rastin do te ndërmerren në bashkërendim me Prokurorinë Speciale”, thuhet ndër të tjera. /Zëri