Nexhat Vallsaliu në Supreme: S’jam vrasës e as bashkëvrasës, kurrë në jetë s’e kam njohur Bedri Rexhepin

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Supreme edhe i akuzuari Nexhat Vllasaliu kundërshtoi dënimin me burgim të përjetshëm nën akuzën për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi, duke thënë se nuk është vrasë e as bashkëvrasës dhe se tani të ndjerin Rexhepi nuk e ka njohur asnjëherë në jetë.

I akuzuari Nexhat Vllasaliu tha se e mbështet avokaten, duke shtuar se nëse del dikush thotë se e ka parë ndonjëherë me tani të ndjerin Rexhepi, atëherë Gjykata të mos e ndërrojë fare vendimin, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk jam vrasës e as bashkëvrasës. Me bindje shumë të fortë, shumë sinqerisht po flas. Kurrë në jetën time, të ndjerin Bedri Rexhepi nuk e kam njohur as nuk kam ni për të, kurrgjafi s’më ka lidhë me të. Sot akuzohna për një vrasje në bashkëkryerje, nuk e di me çfarë baze, kur s’e njeh, s’e ke pa, s’din kurrëgjë për të. Vëllai jem e paska pas shok, s’di sa shokë i ka, kurrë në jetë, le të del dikush me më lyp edhe në Gjykatë. Le të thotë dikush se Nexhat Vllasaliu e ka njohur Bedri Rexhepin, veç një herë ka pi kafe me të ose u pa diku, mos e ndërroni vendimin, lene ashtu edhe hala ma zi, ma të rëndë bëjeni. Kaq kam”, u shpreh Vllasaliu.