Një e mitur në Pejë raporton në Polici se u dhunua, arrestohet i dyshuari

Një rast i dhunimit të një të miture është raportuar mbrëmjen e së mërkurës në Stacionin Policor në Pejë, raporton Zeri.info.

Policia thotë se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “Dhunim” dhe ka njoftuar se hetimet janë duke vazhduar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Dhunim

Pejë, 27.10.2026 – 21:00. Më 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore. Rasti vazhdon të hetohet. /Zëri