Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF-në e Skenderajt, Policia nis hetimet

Një person është dërguar në QKMF-në e Skenderajt pa shenja jete.

Sipas Policisë, rasti është raportuar më datë 28.10.2026, rreth orës 22:40.

Po ashtu, bëhet e ditur se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar.

“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport. /Zëri