Një muaj paraburgim për Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt, Albert Sylajt, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit, i njëjti dyshohet për kryerje të veprës penale “Vrasja e rëndë”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në orën 23:40, deri me 27.11.2026”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i ploë i Gjykatës, pa ndërhyrje:

Gjykata Themelore në Pejë cakton masën e paraburgimit ndaj të pandehurit A.S.

Pejë, 28 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173, paragrafi 1, pikat 1.3 dhe 1.4, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake, Sami Sharaxhiu, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ndaj të pandehurit A.S. ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në përputhje me nenin 184, paragrafi 1, nënparagrafët 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3, të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK).

Masa e paraburgimit llogaritet nga data 27.10.2026, në ora 23:40, deri me 27.11.2026.

Kundër këtij aktvendimi, palët kanë të drejtë ankese brenda dyzetetetë (48) orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit nëpërmjet Gjykatës Themelore në Pejë. /Zëri