Protesta për Arlindën mbërrin para objektit të PK-së: Kush na mbron prej Policisë?
Protesta për drejtësi për Arlinda Zekajn ka vazhduar para objektit të Policisë së Kosovës, ku protestuesit kanë lënë një mesazh të shkruar me ngjyrë të kuqe.
“Kush na mbron nga Policia?”, është mbishkrimi që protestuesit kanë shkruar para objektit të Policisë.
Protesta po zhvillohet pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa protestuesit po kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie nga institucionet për trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë marshuar drejt institucioneve të ndryshme, duke kërkuar përgjegjësi dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave. /lajmi.net