“Pa dorëheqje nuk ka drejtësi”, protestuesit kërkojnë llogaridhënie para Ministrisë së Drejtësisë

Protestuesit për vrasjen e Arlinda Zekajt kanë kërkuar llogaridhënie edhe para Ministrisë së Drejtësisë.

Me të arritur pranë kësaj ministrie, ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla.

“Pa dorëheqje nuk ka drejtësi”, është mbishkrimi i shkruar me ngjyrë të kuqe në dyert e hyrjes së Ministrisë së Drejtësisë.

Protestës i janë bashkuar edhe familjarët e Arlinda Zekajt, në shenjë reagimi ndaj vrasjes së saj.Protesta kombëtare është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.