Familjarët e Arlinda Zekajt i bashkohen protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar para pak çastesh protestës që po mbahet në Prishtinë, në shenjë reagimi ndaj rastit të vrasjes së saj.

Protesta ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa më pas protestuesit pritet të vazhdojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

Protesta kombëtare është organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, me thirrjen “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.