Presidentja Shiroka-Pula merr urim nga mbreti Abdullah II i Jordanisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar një letër urimi nga mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, mbreti Abdullah II i ka përcjellë presidentes Shiroka-Pula urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re.

"Në letrën e tij, mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global", ka njoftuar Presidenca.