Prishtina Mall sjell “Fashion in Motion” – moda, kreativiteti dhe stili në një përvojë unike

Nga analiza e ngjyrave, te personalizimi kreativ i veshjeve dhe ndihma për stilim personal, Prishtina Mall e kthen modën në një eksperiencë që kulmon më 7 nëntor me eventin “Fashion in Motion”.

Nga 1 deri më 7 nëntor, Prishtina Mall bëhet destinacioni i adhuruesve të modës përmes një programi që ndërthur stilin, kreativitetin dhe frymëzimin, duke sjellë aktivitete që i ftojnë vizitorët të eksplorojnë dhe të shprehin stilin e tyre.

Programi nis më 1 nëntor me Esmeralda Zoto, përmes analizës së ngjyrave, e cila ndihmon në identifikimin e nuancave që nxjerrin në pah bukurinë natyrale dhe të ndihmon të zbulosh nuancat që të përshtaten më së miri.

Më 2 dhe 4 nëntor, Yllka Brada do t’i ndihmojë vizitorët të gjejnë kombinime të reja, të përzgjedhin veshjet që u përshtaten më së miri dhe të zhvillojnë një stil që i identifikon.

Më 3, 4 dhe 5 nëntor, Leonita Muja sjell një dimension kreativ përmes personalizimit të veshjeve me pikturë, duke dëshmuar se veshjet mund të shndërrohen në pjesë unike, të krijuara sipas shijes dhe imagjinatës personale.

Më 6 nëntor, stilisti nga Tirana, Niko Komani, i bashkohet programit me eksperiencën e tij në botën e modës, duke i ndihmuar vizitorët të eksplorojnë kombinime të reja, të rafinojnë stilin personal dhe të shprehin individualitetin përmes veshjeve.

Programi kulmon më 7 nëntor me “Fashion in Motion”, eventin kryesor të kësaj jave, i cili shënon finalen e një programi të dedikuar modës dhe kreativitetit, duke i dhënë stilit dhe trendeve më të reja skenën që meritojnë.

Përmes këtij programi, Prishtina Mall vazhdon të forcojë pozicionimin si destinacion i modës dhe eksperiencave unike, duke u ofruar vizitorëve më shumë se shopping: frymëzim, këshilla profesionale për stilim dhe mundësi për të eksploruar trendet më të reja të modës.

Fashion in Motion – nga 1 deri më 7 nëntor, Prishtina Mall, destinacioni YT!