Droni e ndal ndeshjen e Arsenalit, gjyqtari i dërgon lojtarët jashtë fushës
Një incident i pazakontë ndodhi në ndeshjen mes Fleetwood Townit dhe Arsenalit në Kupën e Ligës angleze, pasi një dron i paautorizuar fluturoi mbi stadiumin “Highbury”.
Gjyqtari Michael Salisbury e ndërpreu lojën për arsye sigurie dhe bisedoi me trajnerët e të dyja skuadrave, si dhe me përgjegjësit e stadiumit.
Në situatë u përfshi edhe policia, ndërsa futbollistët u detyruan të largoheshin përkohësisht nga fusha.
Pas rreth tetë minutash, droni u largua dhe ndeshja rifilloi.
Mbrëmja përfundoi edhe më keq për Arsenalin, i cili u eliminua nga Fleetwood Town pas barazimit 1-1 dhe humbjes në penallti. /Zëri