Studentët marshojnë në Tiranë, “stacionohen” te Ministria e Arsimit

Protesta studentore në Tiranë ka shënuar sot ditën e 16-të.

Edhe sot studentët po marshojnë në kryeqytet, me thirrje kundër Qeverisë dhe politikës shqiptare.

Pas marshimit ata janë stacionuar përballë ministrisë së Arsimit. /Tch