Vdes në QKUK personi nga Deçani, që ishte lënduar dy ditë më parë
Policia ka pranuar një informatë se viktima nga fshati Baballoq i Deçanit, i cili ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, nga data 26.10.2026, rreth orës 14:40, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, ka vdekur dje, rreth orës 07:43, po në QKUK, ku po trajtohej.
Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, raporton Zeri.info.
“Fsh. Baballoq, Deçan, 26.10.2026 – 14:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke marr trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, me 27.10.2026, rreth orës 07:43, ka vdekur. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri